Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 11

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 12, 2018, 5:19 a.m.

Ç’farë forme ka Zoti?

Kam mallin e shokut dhe e dashurit të pafundëm

Vallë, a mund ta shikojë atë shokun fisnik?

Edhe pse ai nuk ka forma dhe gjymtyra si ne

Por dije që është i pashëm, i ditur dhe sumë gjeneroz

Sa bukur që është përdëllimi dhe besa, bujaria e tij

Mirësia, çiltërsia dhe pastërtia, merita dhe urtësia

Çdo përsosmëri e posedon Zoti i Madhëruar

Bukuria e vërtet është ai, prehja e shpirtit tënd

Niveli i parë

Ç’farë forme ka Zoti?

Jo çdo gjë që ekziston ka formë.; p.sh. më thuaj ç’farë forme kanë aroma dhe ajri?

Nuk e di.

Aroma, shija, zëri dhe shumë gjëra të tjera aspak nuk kanë formë. A është kështu?

Po, kështu është

Por aroma e mirë është më e mirë se aroma e keqe dhe ne e pëlqejmë aromën e mirë, ose p.sh. ushqimi i shijshëm është më i mirë se ushqimi i hidhur. Më thuaj, ti nuk e pëlqen aromën dhe shijen e ushqimeve të shijshme?

Pse, i pëlqej.

Atëherë ne gjërat  e mira i duam madje edhe nëse ato nuk shihen.  Është e drejtë që ne nuk e shohim Zotin dhe nuk ka as fytyrë, sepse Zoti nuk është si ne njerëzit që të ketë formë dhe pamje; por e duam shumë, sepse askush nuk është më i dashur se Zoti. Zoti është më i dijshmi dhe më i fuqishmi se të gjithë. A e di ti se nga e di unë që Zoti është më i miri se të gjithë  dhe çdo gjë tjetër?  

Nga e ke ditur?

Nga kjo që Zoti të gjtha gjërat e mira dhe të bukura i ka krijuar; kështu që është e qartë që vetë është më i mirë se çdo gjë dhe çdo kush tjetër.   

Niveli i dytë

Zoti nuk ka trup siç kemi ne në mënyrë që të mund ta shohim fytyrën apo formën e Tij me anë të shikimit, por është dëgjuesi më i mirë, shikuesi më i mirë dhe folësi më i mirë dhe ndërkohë është në dijeni për çdo gjë. Në thelb të gjitha punët e bukura në këtë botë i kryen Zoti dhe çdo gjë Ai e ka krijuar. Nga këtu është që e kuptojmë që Zoti është shumë i bukur.  

Pra atëherë duhet të ketë sy, veshë, dorë dhe gjuhë?

Jo, nuk është kështu! Duhet të të sjell një shembull: Më thuaj; A ka gjuhë  zëri që e dëgjojmë nga radioja?

Jo.

Sigurisht ky ishte një shembull që të dish që është e mundur që një gjë të mos ketë gjuhë por është në gjendje që të flasë; në të kundërt të gjithë e dimë që Zoti nuk ngjason me radio apo me gjëra të tjera. Tani a e di pse të thashë që Zoti është folësi, dëgjuesi dhe shikuesi  më i mirë?

Jo, pse?

Sepse fjalët dhe vepat e Tij janë shumë të bukura. Sepse thotë  fjalët më të mira, dëgjon fjalët më të mira, por e ruan sekretin e të gjithëve; pra Ai është folësi dhe dëgjuesi më i mirë. Është e vërtetë që Zoti nuk shihet me sy, por është shumë i bukur. A e di pse?

Pse?

Sepse veprat e Tij janë të bukura. Sepse të gjitha bukuritë vetë Ai i ka krijuar. Neve na ka dhuruar ekzistencën, na ka dhënë të gjita këto begati dhe ... a e sheh se sa i bukur është qielli? Sa tërheqëse që janë detet dhe fushat! Sa interesante është Hëna dhe zogjtë, dielli dhe yjet! A e ke vërejtur ngjyrën e ylberit kur bie shi ç’farë pamje të bukur dhe tërheqëse që krijon? Deri më tani a ke treguar vëmendje ndaj luleve shumëngjyrëshe? Deri më tani a i ke parë përpara pasqyrës sytë tuaj të bukur që t’i ka dhënë Zoti? A je treguar i vëmendshëm ndaj fjalëve të Zotit? Zoti thotë që të jeni të mëshirshëm ndaj njëri – tjetrit? Askush të mos i shkaktojë dëm tjetrit. Mos të thotë gënjeshtra. Mos të përdori shprejhe të pista dhe  çdo kush që është i mirë, dhe ... Unë atë e çoj në xhenent. Sipas teje fjalët dhe veprat e të cilit janë kaq të bukura de të mira, vetë nuk është i bukur?

Po, patjetër është i bukur.

Po, është shumë i bukur. Mu për këtë dhe ne Zotin e konsiderojmë më të bukur se çdo gjë tjetër, edhe pse nuk ka fytyrë si ne njerëzit.

Niveli i tretë

Zoti që nuk ka formë, atëherë pse themi se është i bukur?

Cili është kriteri i bukurisë së njerëzve? Vallë a e konsiderojmë të bukur dhe e duam çdo njeri që ka sy, vetulla dhe fytyrë të bukur? E kundërta e saj, a e konsiderojmë  të shëmtuar dhe nuk e duam një person i cili ka fytyrë të vrenjtur dhe që nuk është dhe aq i pashëm?

Po!

Jo, nuk është kështu. Njerëzit kanë një pamje të jashtme dhe një pamje të brendshme. Pamja e jashtme e njerëzve është po ajo që ne e shohim me anë të shikimit tonë  dhe e vërejmë që mund të jetë i bukur apo i zakonshëm; por pamjen e brendshme të njeriut arrijmë që ta dallojmë kur e kuptojmë a është i mëshirshëm apo jo? A është i sjellshëm, i dhembshur dhe përgjegjës apo jo? Dhe kur të dallojmë a është njeri i lig apo jo dhe ngashëm me këto. Në realitet, sjelljet dhe veprat e njerëzve bëhen shkak që ne të kuptojmë anën e brendshme të tyre. Nëse janë të mirë dhe brendësia e tyre është e bukur, do ti duam ata, në të kundërt, edhe pse do të kenë pamje të jashtme të bukur, por nga brenda janë njerëz të këqinj, atëherë ata nuk do t’i duam dhe do t’i konsiderojmë si njerëz të këqinj. Si rrjedhojë është e vërtetë që Zoti nuk ka pamje të jashtme dhe nuk ngjason me asgjë, por ne mund ta njohim Atë nëpërmjet fjalëve dhe veprave që ka bërë dhe bën.

Për përshembull?

Si p.sh. a është Zoti me të vërtetë i mëshishëm? Apo i dhembshur? Apo sa i madhërishëm është Ai dhe sa na do neve?

Si mund ta kuptojmë?

Është shumë e thjeshtë që t’i kuptojmë këto çështje. Duhet që të tregohemi më të vëmendshëm ndaj punëve që ka kryer. Sipas teje, pse Zoti e ka krijuar hundën dhe veshët tanë të butë ndërkohë që shumë pjesë të tjera të trupit tonë janë kockore?

Nuk e di, Pse?

Një arsye mund të jetë kjo, larg qoftë,  nëse rrëzohemi përtokë apo pësojmë ndonjë aksident, këto gjymtyra apo pjesë të trupit  të mos lëndohen dhe të mos thyhen shumë lehtë; që do të thotë Zoti ka menduar që mos vallë ne nën efektin  e përplasjes me ndonjë objekt, sidomos gjatë fëmijërisë  që rrëzohemi më shumë të përjetojmë dhimbje dhe vështirësi të shumta.

A e di pse Zoti nuk i ka dhënë bebeve dhëmbë?

Nuk e di!

Sepse bebet kanë nofulla të forta për të mëkuar qumështin. Nëse do të kishin edhe dhëmbë do të ishte e mundur që të kafshonin me dhëmbë gishtin e vet apo gjoksin e nënës; sidomos në fillim të lindjes që akoma nuk e ka njohur veten dhe gjymtyrët e tij.

Dhe Ana e vogël gjithashtu një herë gishtin e madh të këmbës e kishte futur në gojë. Oh, ç’farë do të ndodhte nëse do të kishte edhe dhëmbë dhe ta kafshonte!

Tani më thuaj, përse të kanë rënë dhëmbët e qumështit dhe përsëri të kanë dalë dhëmbët e rinj?

Sepse dhëmbët e parë ishin të prishur

E saktë, por ka një arsye tjetër edhe më të rëndësishme, tani kur ti je rritur dhe nofulla jote është bërë më e madhe. Zoti i Madhëruar ato dhëmbët e vegjël dhe të paqëndrueshëm i zëvendëson me dhëmbë më të mëdhenj dhe më të përshtatshëm. Përveç kësaj për ruajtjen e këtyre dhëmbëve gjihashtu ka dhënë dhe rekomandime; p.sh. Profeti i nderuar i Islamit ka thënë: “Njeriu duhet që të pastrojë dhëmbët me furçë në mënyrë që gjithnjë të ketë dhëmbë të shëndetshëm”. Kështu që shiko se sa shumë mendon Zoti për njerëzit dhe sa i mëshirshëm që është Ai! Gjithashtu kudo që ka mëshirë ka dhe bukuri. A nuk është kështu?

Po, Zoti është shumë i mëshirshëm dhe i bukur.

Çdo gjë që është e pëlqyeshme dhe e dëshirueshme për njeriun, është e bukur. Dashuria, mëshira, dija, forca, madhështia, mirësia secila nga këto në vetvete janë të bukura. Tani nëse të gjitha këto bukuri përmblidhen tek një person sa i pëlqyeshëm dhe i dashur do të jetë ai për njerëzit! Mu për këtë  është që në lidhje me Zotin kanë thënë:

Ai i cili të njeh Ty, me shpirtin ç’farë të bëjë?

Me fëmijën, paurinë, gruan ç’farë të bëjë?

E bën të çmendur (njeriun) dhe të dy botët ia fal

I çmenduri pas teje me të dy botët ç’farë të bëjë?

Që do të thotë çdo kush që e njeh Zotin, e dashuron Atë, sepse Zoti me të vërtetë është i dashur, madhështor, plot mirësi dhe i ditur dhe të gjitha punët i kryen me dashuri dhe utësi. Në një transmetim nga i Dërguari i Islamit në lidhje me këtë thuhet: “Zoti është i bukur dhe e do bukurinë, është bujar dhe e do bujarinë.”.[1]

 

[1] Nehxhul Fesahe, fq 294