Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 17

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 29, 2018, 5:09 a.m.

Pse Zoti nuk e shëron gjyshen?

Sëmundja nuk është një gjë e keqe, është shlyerje e  mëkatit

Madje për disa bëhet shkak e afrimit dhe lartësimit në gradë

Dije që çdo gjë që ndodh meqë është nga Zoti

Është burim i mirësisë dhe dobisë, është e drejtë apo me vend

Vuajtja dhe vështirësia e keqe, është për armiqtë

Dhe ajo për faktin se manuali i veprave të tyre është i zi.

Niveli i parë

Zoti që është kaq shumë i mëshirshëm, atëherë pse nuk e shëron gjyshen?

Çdo sëmundje nuk është e keqe. Disa prej sumndjeve bëhen shkak që jeta e njeriut të zgjatet edhe më shumë apo të mos e kaplojë ndonjë sëmundje edhe më e rëndë. A e di si ç’farë?

Jo.

A e dije që kur prindërit ua bëjnë vaksinën fëmijëve të vet i sëmurin ata?

Jo, pra nuk duhet që të bëjmë më vaksinë!

 Patjetër që duhet të bëni vaksinën. Është e drejtë që vaksina i sëmur fëmijët, por po ajo sëmundje bëhet shkak që trupi i fëmijëve të bëhet edhe më i fortë dhe mos t’i kapë ndonjë  sëmundje më e rëndë ose larg qoftë mos të vdesin! Prindërit nuk duan aspak që fëmijët e tyre të sëmuren, por e bëjnë meqenëse e dinë që nëse nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre, është e mundur që t’i humbasin ata. Me këmbëngulje ua bëjnë vaksinën fëmijëve të tyre. Tani më thuaj, a janë të mëshirshëm nënat dhe baballarët që iu bëjnë fëmijëve të tyre vaksinën? 

Janë të mëshirshëm.

Patjetër që janë të mëshirshëm dhe i duan fëmijët e tye! Pra sëmundja nuk është gjithjnë e keqe.

Niveli i dytë

Zoti që është i mëshirshëm përse ka lejuar që të sëmuret gjyshja?

Imam Sadiku (a.s) po thotë: “Unë habitem nga besimtari, çdo gjë që i ndodh është në dobi të tij!” Kështu që njeriu i mirë dhe besimtar madje kur sëmuret është në dobi të tij.

Në ç’mënyrë?

Vaksina është po ai mikrobi i dobësuar të po asaj sëmundjeje të rrezikshme që prindërit me duart e tyre e fusin në trupin e fëmijëve, i sëmurin ata në mënyrë që trupi i tyre të bëhet i fortë (rezistent) dhe të jetë i shëndetshëm deri në fund të jetës.

Ndonjëherë njeriu kur sëmuret i shlyhen mëkatet de nëse nuk ka kryer mëkate, Zoti e shpërblen atë. Kështu që arrijmë në këtë përfundim që dhimbja dhe sëmundja gjithashtu ndonjëherë është mëshirë e Zotit të Gjithëmëshirshëm; por disa sëmundje krijohen për shkak të mos kujdesit të vetes sonë, a e di si ç’farë?

Si ç’farë p.sh?

Përsembull nëse konsumojmë ushqim të prishur apo për shkak të ndonjë  pakujdesie të pësojmë ndonjë aksident ose p.sh. të konsmojmë shumë ëmbëlsira, të mos lajmë dhëmbët, apo të thyjmë me dhëmbë lajthi dhe fistik dhe kështu dhëmbët tanë ndiejnë dhimbje. Me të vërtetë! Dhimbja gjithashtu është një shembull i mirësisë së Zotit, sepse Zoti ka bërë që nëse një prej gjymtyrëve të trupit tonë sëmuret vetë ato na lajmërojnë neve dhe japin alarmin e rrezikut përmes dhimbjes.

Në ç’mëyrë:

Sapo fillon dhimbja në fakt duan që të thonë: Na shëroni sa më shpejt, në të kundërt do vdesim! Shiko sa mirë është që kur të prishet dhëmbi ndjen dhimbje në mënyrë që ne të kuptojmë që duhet ta mjekojmë atë. Nëse nuk do të kishim dhimbje as ne nuk do ta kuptonim që është sëmurë dhe sëmundja do të thellohej aq shumë sa që do të detyroheshim që të heqnim fare dhëmbin dhe të mbeteshim pa dhëmbë! Kështu që dhimbja dhe sëmudja gjithashtu në një farë mënyre është mëshirë e Zotit të Gjithëmëshirshëm.

Niveli i tretë

Zoti që është i Gjithëmëshirshëm, pse i sëmurë disa njerëz?

Zoti i Madhëruar në këtë botë fatkeqësinë e sjell për të gjithë njerëzit; qofshin profetët dhe imamët, qofshin njerëzit e zakonshëm dhe njerëzit e këqinj.

Fatkeqësia për njerëzit e këqinj  është ndëshkimi dhe dënimi, kurse për njerëzit e mirë është shlyerja e mëkateve dhe gabimeve dhe është një paralajmërim, kurse për njerëzit shumë të mirë bëhet shkak e lartësmit të gradës së trye dhe afrimit me Zotin; për shembull në luftrat që ndodheshin në mes muslimanëve dhe politesitëve, vëshirësia e luftës për politeistët ishte tortura, kurse për muslimanët ishte zgjimi (p.sh. në luftën e Uhudit ku humbën jetën 70 dëshmorë dhe kjo fatkeqësi ishte për shlyerjen e mëakteve të kaluara) kurse për nejrëzit shumë të mirë bëhet shkak e përsosjes së mëtëjshme dhe pozitës dhe gradës më të lartë. Po e njëjta gjë është dhe me ngjarjet tjera si p.sh. përmbytja, tërmeti, sëmundjet ngjitëse dhe ... që prekin të gjithë njerëzit e shoqërisë.

Ç’farë mëkati kishin kryer muslimanët që në luftën e Uhudit u vranë dhe ranë dëshmorë të gjitha këta njerëz?

Po, kishin kundërshtuar urdhrin e Profetit (s.a.v.a). Profeti kishte thënë: “në asnjë mëynrë mos u largoni nga ngushtica e Uhudit, por duke u bërë lakmitarë, ata braktisën misonin e tyre të ndjeshëm!

Le të themi dhe këtë që sëmundja dhe vështirësia në këtë botë bëhet shkak që të na falen mëkatet dhe të bëhemi më të pastër. Përveç kësaj! Ndonjëherë nëse nuk do të ishin sëmunjet dhe vështirësitë, njeriu nuk do ta dinte rëndësinë e shëndetit dhe të mirave; kështu që ndonjëherë fatkeqësia dhe sëmundja është e nevojshme për edukimin dhe rritjen mendore të njerëzve.