Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 13

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Qershor 16, 2018, 4:21 a.m.

A është trupi i Zotit si trupi i jonë?

Zoti nuk ka trup, as dorë, as këmbë

Çdo kush që nuk ka dorë, nuk ka rrugëzgjidhje

Por Zoti i Plotëfuqishëm; nuk ka nevojë për duar

Zoti me një vullnet, krijon lulet

Hënën dhe yjet i vendos në qiell

Niveli i parë

A është trupi i Zoti si trupi i jonë?

Parimisht kush ka thënë që Zoti ka trup?

A nuk themi “dora e Zotit”?

Kjo që themi “filan vepër është kryer me dorë të Zotit” apo “puna është në dorë të Zotit” ka për qëllim faktin që nëse Zoti dëshiron dhe vendos që një vepër të realizohet dhe të kryhet, ajo vepër me patjetër do të kryhet. Më pas themi është kryer me dorën e Zotit, jo që me të vërtetë Zoti ka dorë dhe nëpërmjet dorës e ka kryer atë vepër!

Të të sjell një shembull: Era i vë retë në lëvizje dhe i çon në çdo vend në mënyrë që në vende të ndryshme të bjeri shi, ose ndonjëherë shërben që t’i thajë rrobat apo anijet t’i vëjë në lëvizje, por këto vepra nuk i kryen me dorë. Era nuk ka dorë! As Zoti i Gjithëmëshishëm nuk ka dorë! Por të gjithia punët e botës i kryen.

Niveli i dytë

Si është dora, syri dhe veshi i Zotit? Zoti që nuk ka trup!

Shprehjet “dorë”, “sy”, “veshë” dhe “gjuhë” ndonjëherë përdoren në biseda në formën e një shembulli (në kuptimin metaforik dhe alegorik) dhe mbarten kuptime të tjera nëpërmjet këtyre fjalëve dhe aspak nuk ka synohet vetë dora, veshi, syri apo gjuha. Ndonjëherë me fjalën “dorë” synojmë  forcën dhe fuqinë e një personi  ose duam të theksojmë se ai e ka kryer punën. Ose fjalët “sy” dhe “veshë” kanë për qëllim dijen dhe informimin e personit në lidhje me një çështje, kurse fjala “gjuhë” nënkupton përçuarjen e kuptimit dhe domethënies te të tjerët. Deri më tani nuk e ke parë që në shprehjet e zakonshme një person i cili ka kryer një punë, p.sh ka pikturur i themi: “po e shoh që je i talentar edhe në pikturë!” këtë aftësi të pikturës ne nuk jemi në gjendje që ta shohim me sytë tanë, por e kuptojmë nëpërmejt intelektit dhe dijes sonë; që do të thotë në këtë rast synimi ynë nga shikimi është informimi dhe vënia re. Në realitet duam të themi: “E kuptova që di edhe të pikturosh” kështu që synimi i shikimit është të kuptuarit.

Ndonjëherë drita e diellit e kryen një punë, ndonjëherë retë, ndonjherë shiu dhe bimët dhe ndonjëherë shtazët dhe në kuptimin metaforik mund të themi që: me “dorën” e diellit, apo shiut apo ...  është kryer puna. Ndërkohë që jemi në dijeni që dielli nuk ka dorë.

Në lidhje me Zotin gjithashtu këto shpehje përdoren në formën e një shembulli (në kuptim figurativ), dhe nuk është kështu që me të vërtetë Zoti të ketë gjymtyrë; p.sh. themi: “dora e Zotit qoftë me ty” dhe kemi për qëllim që mbrojtja dhe mirësia e Zotit të të shoqërojnë; në të kudërt Zoti nuk është si ne që të ketë dorë. Zakonisht përdorimi i shprehjes “dora e Zotit” është në kuptimin e kryerjes së një vepre me vullnetin  e Tij  dhe “syri dhe veshi” është aluzion për këtë që Ai është i pranishëm kudo dhe është në dijeni dhe i informuar për çdo gjë dhe në kohën që themi “gjuha e Zotit” synohen fjalët dhe shprhejet që ka përdorur në (nëpërmjet) gjuhën e të dërguarve të Zotit.

Niveli i tretë

Pse themi që Zoti ka dorë?

Zoti nuk ka trup, sepse nevojshmëria e posedimit të trupit është të jetë i kufizuar dhe kjo nuk përputhet me Zotin; p.sh. nëse Zoti do të kishte trup duhej që të ishte në një vend të veçantë  dhe nëse Zoti do të vihej në një vend të veçantë , vendet e tera do të mbeteshin boshe nga prezenca e Tij; ndërkohë që e dimë që Zoti është kudo i pranishëm dhe mbikqyrës.[1] Përveç këaj, nëse Zoti do të kishte trup, në të qenët trup do të ngjasonte me trupin e njerëzve dhe gjësendeve të tjera; ndërkohë që vetë në Kur’an ka thënë: “Asgjë nuk i ngjason Atij[2]

Ne njerëzit kemi kapacitet të vogël dhe nuk mund të kuptojmë dhe perceptojmë Zotin në mënyrën e duhur, sepse modaliteti i esencës së Zotit është jashtë suazave të perceptimit të njerëzimit; mu për këtë, ndonjëherë mendojmë që dhe Zoti ka trup si ne, ka dorë si ne, fytyrë, këmbë, sy, veshë dhe ....; vetëm me këtë ndryshim që imagjinojmë se veshët dhe syri i Zotit janë më të mëdhënj se të tonët!

Një person e pyeti imam Aliun (a.s) “Ku ishte Zoti para se të krijohet qielli dhe toka? Imami iu përgjigj: “Ku” është një pyete që bëhet për vendin, dhe Zoti ka ekzistuar para se të krijonte vendin”.[3]

Nga ky transmetm gjithashtu bëhet e qartë që Zoti nuk ka trup, sepse Zoti ka ekzistuar para se të krijonte vendin, në të kudërt posedimi i trupit pa pasur vend në asnjë mënyrë nuk është e mundur. Gjitashtu në Kur’an po thotë: “Kudo që të jeni Zoti është me ju, dhe Zoti është në dijeni për atë që e kryeni”.[4]

Vallë nëse Zoti do të kishte trup a është e mundur që në një kohë të jetë i pranishëm kudo? Zoti asnjëherë nuk ka nevojë për mjete për menaxhimin e kësaj bote dhe kryerjen e punëve, përkundrazi menjëherë sapo Ai dëshiron që të kryhet një vepër, ajo vepër reaizohet. Në Kur’an thuhet: “Puna e Zotit është e atillë që në mometin që dëshiron që të krijohet ndonjë gjë dhe i thotë bëhu! Menjëherë bëhet (krijohet)”. [5]

 

[1] Kjo çështje u trajtua në temën “Ku është Zoti?”

[2] Shura/11

[3] Biharul envar, v 54, fq, 83.

[4] Hadid/4

[5] Jasin/ 82