Gjashtëdhjetë pyetje fetare për fëmijët 20

nga Sejjid Riza Tabatabai | Publikuar në Korrik 13, 2018, 12:03 a.m.

Pse Zoti disa njerëz i ka krijuar me të meta trupore?

Zoti është i pafund, i pa të meta dhe i lartësuar

Çdo gjë që e sheh me të meta, në një mëynrë është vepër e djallit

Niveli i parë

Pse djali i xhaxhait është i paralizuar?

Nëse unë dhe ti gjithashtu të mos tregohemi të kujdesshëm dhe të konsumojmë një gjë të prishur apo të kryejmë një vepër të gabuar është e mundur që të sëmuremi apo larg qoftë të paralizohemi. Njeriu gjithnjë duhet të tregohet i kudjesshëm ndaj shëndetit të vet.

Ai është i vogël ... nuk ka kryer ndonjë vepër!

Po, por ndoshta kur ka qenë në barkun e nënës, nëna e tij ka konsumuar një ushqim të prishur, ose doktori t’i ketë dhënë një ilaç të gabuar që të jetë bërë shkak që fëmija i xhaxhait tënd të lindi i paralizuar.

A nuk mund të bëjmë ndonjë gjë tani që të shërohet?

Patjetër që po! Nëse e dërgojmë tek doktori dhe gjithashtu t’i lutemi Zotit për shërimin e tij, dhe imamët tanë luten për të dashtë Zoti dhe e shëron edhe atë.

Niveli i dytë

Pse djali i komshiut ka lindur me të meta? Pse Zoti nuk e ka lindur atë të shëndoshë?

Punët e Zotit gjithjnë janë madhështore dhe pa të meta. Nëse tek krijesat e Zotit vërehet  ndonjë e metë patjetër ka një arsye tjetër.

E rëndësishme është kjo që Zoti i Madhëruar edhe është i Gjithëmëshirshëm  edhe të gjitha vepat e Tij bazohen në arsye dhe urtësi.

Pse ekzistojnë të metat?!

Do të tregoj nga Kur’ani  një histori të vërtetë që të arrish që të kuptosh që çdo e metë nuk është e keqe; sidomos nëse është nga Zoti me patjetër ka një të mirë dhe dobi,  edhe pse ne nuk e dimë urtësinë e  saj.

“Një ditë Hz Musai (a.s) dhe .z Hizër (a.s) hipën në një anije të vogël që i përkiste një grupi njerëzish të varfër dhe të vobektë dhe nëpërmjet saj siguronin kushtet e jetesës.

Pas një hop kohe, Hz. Hizri e shpoi anijen e njerëzve të varfër dhe profeti Musa (a.s.) u habit nga një veprim i tillë dhe e pyeti: Pse ua shpove anijen këtyre njerëzve të varfër? Hz Hizri u përgjigj: Këtë vepër nuk e bëra me vullnetin tim, por me kërkesën dhe dëshirën e Zotit të urtë ishte që e shpova dhe e dëmtova anijen. Arsyeja e kësaj vepre është kjo që pak më tutje ndodhet një mbret shtypës dhe dhunues që dëshiron që të përvetësojë me forcë çdo anije në gjendje të mirë. Zoti i Madhëruar më urdhëroi që të sillem në këtë mënyrë me qëllim që kur mbreti ta shohë anijen nga larg t’i duket e prishur dhe e vjetër dhe kështu të heqë dorë nga zaptimi i saj. Zoti i Madhëruar nëpërmjet këtij veprimi e ruajti dhe e mbrojti anijen për ata njerëzit e varfër”.

Kështu që Hz. Musa (a.s) gjithashtu ishte i painformuar për urtësinë e disa prej të metave, por ishte sjellja dhe devotshmëria e tij që u bë shkak që të mos gjykonte shpejt në lidhje me Zotin dhe selljen e Hz. Hidhr dhe në përfundim e kuptoi që ajo vepër gjitashtu ishte edhe e mirë edhe e dobishme.  Në lidhje me të gjitha punët e Zotit duhet të mendojmë në këtë mënyrë, sepse e dimë që Zoti është më afër me ne dhe më i mëshirshëm se çdo kush tjetër.

Sidoqoftë, njeriut i digjet zemra që ai i gjorë është në këtë gjendje!

Po, por nuk duhet të humbasim shpresat. Mund të përpiqemi për shërimin dhe përmirësimin e tij, përshembull ta dërgojme tek doktorri dhe t’i lutemi Zotit për shërimin e tij.

A është e mundur?

Njerëziti zgjidhin problemet e tyre po nëpërmjet këtyre rrugëve. Përveç kësaj! Derisa gjendja e tij të përmrësohet dhe të shërohet me ndihmën e Zotit  çdo mundim dhe vuajtje që bëjnë dhe çdo hidhërim që tejkalojnë iu kthehet në shpërblim dhe në xhennet arrijnë në grada më të larta.

Sidoqoftë, të jesh i sigurtë që çdo e metë në gjymtyrë, sidomos nëse ka lindur i tillë ka një arsye  dhe Zoti i Madhëruar njeriun e gjymtuar, i cili duron dhe e shfaq kënqësinë e vet ndaj Zotit, e shpërblen me një shpërblim i madh; dhe për familjen e tij gjithashtu që i orfrojnë ndihmë dhe e përkrahin vlen e njëjta gjë.

Niveli i tretë

Zoti që është i Mëshirshëm, atëherë pse i krijon disa me të meta?

A e di ç’farë do të thotë “subhanallah”?  Do të thotë që vetë Zoti dhe punët e Tij janë plotësisht të pa meta dhe është i stërpastër nga padrejtësia, mangësia, e keqja dhe gjëra të tilla. Tani duhet të shohim pse disa gjëra janë me të meta apo duken si të meta. A të kujtohet kur diskutuam në lidhje me disa nga shtazët që sipas mendimit tonë për ne ishin të padobishme? Më pas do të të tregoj dhe për krijimin e djallit se pse e ka krijuar Zoti dhe pse disa prej sëmundjeve ngjitëse, ndonjëherë i prekin dhe njerëzit e mirë?

Po.

Të të bëj një pyetje: A është  drejtë apo jo nëse një njeri e sëmurim me qëllim që të parandalojmë vdekjen e tij? Pra a është vepër me urtësi  bërja e vaksinës njerëzve të shëndoshë?

Po.

Atëherë duhet të dish një gjë që nga këndvështrimi ynë diçka na duket e metë dhe e keqe,  por nëse ka argument dhe arsye, jo vetëm që nuk është e metë, përkundazi është e përsosur dhe e mirë. Si rrjedhojë nëse Zoti i Madhëruar i krijon të metat sipas arsyeve dhe urtësive që janë të fshehura nga ne, nuk ka vend më për gabim në vepër; në përfundim ne të metën nuk po ia atribuojmë Zotit.

Tani duhet të kuptojmë këtë çështje që pse disa vijnë në këtë botë me të meta. Duke pasur parasysh faktin që Zoti i Madhëruar është i pa të meta dhe i lavdëruar, atëherë përveç rastit që sollëm (që kishte një dobi) arsyen e këtyre gjërave nuk mund t’ia atribuojmë Zotit.

Atëherë ç’farë arsyeje mund të ketë?

Epo është e qartë. Vetë krijesat janë shkak i këtyre gjërave. Ndonjëherë vetë  gabimet apo pakujdesia e jonë dhe ndonjëherë dhuna e të tjerëve bëhen shkak e këtyre ngjarjeve.

Ç’farë do të thotë kjo?

Si përshembull babai apo nëna të kenë kryer një vepër të cilën e ka ndaluar Zoti dhe kjo mund të bëhet shkak që fetusi në barkun e nënës të formohet me të meta. Një prej mjekëve nga Evropa kishte një statistikë gjithëpërfshirëse nga foshnjat e ngjizura në fillim të vitit dhe e kishte botuar. Mjeku në fjalë po shkruan: “Në përgjithësi, shtatëdhjetë përqind e njerëzve të lindur me të meta dhe me aftësi të kufizuara janë produkt i natës së parë të muajit Janar, sepse në këtë natë të krisherët kanë një festë të madhe dhe janë të dhënë pas kënaqësive, e tejkalojnë kufirin me konsumimin e pijeve alkolike dhe argëtohen deri në atë pikë saqë sëmuren”.[1]

Ndonjëherë gjithashtu njerëzit shtypës shkaktojnë probleme të tilla; p.sh. qeveritë shtypëse për të nënshtruar popullin e disa shteteve iu dërgojnë atyre vendeve substanca të cilat shkaktojnë sëmundje (si p.sh. bombat  kimike, mjete dhe ushqime të prishura) në mënyrë që njerëzit të sëmuren. Apo si bombat nukleare të lëshuara nga SHBA mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagazaki që vranë me mijëra njerëz dhe me qindra u dëmtuan dhe si rrjedhojë të radioaktivitetit nga mbetjet nukleare ushtruar mbi prindërit lindën mijëra fëmija me të meta trupore!

Por me gjithë këtë që dhuna e të tjerëve ose pakujdesia jonë, apo aksidentet janë faktor i të metave, Zoti i Gjithëmëshirshëm bën që këto gjëra për njerëzit e mirë të shërbejnë në drejtim të përparimit dhe dobisë së tyre.

Në ç’mënyrë?

 Do të të tregoj, por së pari të kesh parasysh këto dy çështje: E para është kjo që bota është shumë e vogël, njerëzit në këtë botë jetojnë afërsisht 100 vjet që është shumë pak! Mendoje pak se është përcaktuar që njeriu pas kësaj bote, përgjithmonë do të mbetet i gjallë. Ka ardhur vetëm për një kohë në këtë botë që të bëhet i denjë për një vend më të mirë dhe të shkojë atje. Tani në këtë botë edhe nëse duron sadopak vuajtjet dhe vështirësitë, kjo botë është e shkurtër; dhe Zoti gjithashtu ka thënë se përballë vështrësive të kësaj bote jep shpërblim të madh në botën tjetër. Imam Sadiku (a.s) po thotë: “Nëse njerëzit do të dinin që për fatkeqësitë që iu ndodhin në këtë botë ç’farë shpërblimi dhe pozite përfitojnë në botën tjetër, do të dëshironin që trupi i tyre në këtë botë të bëhej copë – copë!”.

Çështja e dytë  është kjo që Zoti i Madhëruar prej secilit kërkon përgjegjësi dhe kryerja e detyrës në bazë të kapacitetit dhe fuqisë që ka; p.sh ai i cili ka mendje të mangët atë nuk e ka ngarkuar aspak me përgjejgësi dhe ndoshta pas kësaj bote për shkak të përmbajtjes prej mëkateve (edhe pse nuk ka kryer vepra të mira) do të shkojë në parajsë dhe përgjithnjë do të jetojë atje me qetësi dhe me gëzim. Nga këtu bëhet e qartë që kjo botë është vend i sporvimit të njerëzve; mu për këtë është që një pjesë e njerëzve janë të varfër dhe një pjesë të pasur, disa të bukur dhe disa të zakonshëm, disa të shëndoshë disa të sëmurë, disa të plotë disa me të meta; në mënyrë që ata të cilët janë të pasur t’i ndihmojnë të varfrit dhe kështu të shkojnë në xhennent. Të varfrit gjithashtu të bëjnë durim karshi problemeve financiare dhe të shkojnë në xhennet. Njerëzit e bukur të mos bëhen arrogant dhe kështu të bëhen prej banorëve të xhennetit. Ata të cilët nuk janë të bukur, të mos bëhen mos falënderus dhe të shkojnë në xhenent. Të shënodshit dhe ata që nuk kanë të meta të ia dinë vlerën shëndetit dhe t’i ndihmojnë të sëmurët në mënyrë që të jenë të denjë që të shkojnë në xheent. Të sëmurët gjithashtu të përkujdesen për veten e tyre dhe kundrejt vështirësive të sëmundjes të tregohen të durueshëm që të shkojnë në xhenet.

Kur’ani në lidhje me këtë po thotë: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”.[2]

Ne do t’iu sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jet e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”.[3]

Dhe një gjë tjetër!

Ç’farë?

Më thuaj nëse prnëdrit e vaksinojnë fëmijën e tyre, nëse fëmija sëmuret, a iu vjen mirë apo jo?

Jo nuk iu vjen mirë.

Sigurisht! Ata vetëm për këtë që të mos iu ndodhi ndonjë problem edhe më i rëndë e durojnë këtë vështrisëi. Tani më thuaj më shumë shqetësohen prindërit apo të tjerët?

Prindërit.

Pse? Sepse është fëmija i tyre, është pjesë e trupit të tyre. Tani më trego ne a jemi të Zotit apo të prindërve?

Jemi të Zotit.

Atëherë nëse një rob është me të meta apo i sëmurë, Zoti mendon më shumë për gjendjen e tij apo robërit e tjrë të Zotit?

Zoti.

Atëherë dije dhe këtë që të gjithë ne kemi një “Zotërues” të mëshirshëm dhe të fuqishëm dhe ai është Zoti i Madhëruar dhe çfarë do që do të na ndodhi ia lemi Atij në dorë dhe e dimë që ato vepra i rregullon vetë më mirë se kush do tjetër; madje edhe nëse në disa raste ne vetë njerëzit të gabojmë, Zoti i kompenson ato; p.sh. kur thyhet kocka e ndonjërit, kush e bashkon sërish atë? Në lultjen Xheushen al-Kabir lexojmë: “O bashkues i kockave të thyera”. Pa dyshim që e ke dëgjuar edhe këtë çështje: “Zoti nga urtësia e Tij mbyll një derë me mëshirë dhe hap një derë tjetër”; që do të thotë nëse Zoti një të metë e ka krijuar për një arsye dhe interesi, gjithashtu ka krijuar dhe rrugën e durimit apo të kompensimit, aq sa është e përballueshme. 

 

[1] Mrekullia e ushqimeve, fq, 214

[2] Sure El – Mulk/ 2

[3] Sure EL – Bekare, 155