Letër e hapur Aleksandër Vuçiqit prej Mustafa Ceriqit

nga Mustafa Ceriq | Publikuar në Jan. 16, 2019, 10:21 p.m.

Prej kohës dëshiroja t’ju shkruaja, por çdo herë më pengonte ndonjë obligim i madh apo i vogël. Edhe sot kam obligime, por deklarata e juaj e fundit drejtuar Boshnjakëve “Shfrytëzoni atë...Keni miq në Beograd dhe në Serbi” më ka prekur aq ashtu që i kam prolonguar të gjitha obligimet për t’ju shkruar këtë letër të hapur. Letra është e hapur, pasi që edhe thirrja e juaj është e hapur Boshnjakëve që të drejtohen  apo  kthehen  kah Beogradit dhe Serbisë, pasi atje i kanë miq. Kam menduar se Boshnjakët gjithmonë kanë pas miq në Beograd, por nga kjo thirrje e juaj mund të konkludojë se nuk kanë pas. Ju, në të vërtet thoni se Boshnjakët tek tani kanë”mikun” apo “miq”, gjersa ju jeni atë që jeni: President i Serbisë. E kujtojnë Boshnjakët edhe mbretin e Jugosllavisë Aleksandrin, i cili ngjashëm si ju ka fol. Disa Boshnjakët i kanë besuar, shumë të tjerë nuk kanë arritur, pasi që në ndërkohë ka ndodh gjenocidi në Plavë e Gusi. Ju për momentin formalisht nuk jeni mbreti serb Aleksandër, prandaj, edhe thirrja e juaj boshnjakëve nuk është mbretërore, por e ujkut, i cili tingëllon si i mëshirshëm (Millosheviqian).

Si Boshnjak, pranoj kjo është bujare prej juve që në këtë mënyrë ”miqësore” kujdeseni për Boshnjakët. Ne nuk jemi mësuar në këso thirrje bujare nga Beogradi. Posaçërisht kur në Beograd mysafir  e keni  Millorad Dodikun  i cili aktualisht qëndron në Kryesinë e shtetit të Bosnjës e Hercegovinës. Nga Dodiku në prezencë të juaj apo të preferuarve të juaj në TVRS apo në konferenca për gazetar ne dëgjojmë nga Beogradi  vetëm kërcënime, të sharrat  dhe fyerje në llogari të Bosnjës, Boshnjakëve dhe të gjithë njerëzve të mendjes së shëndoshë. Për këtë kjo thirrje e juaj për neve Boshnjakëve ishte befasi, pasi që kemi parë se ju, Dodiku dhe patriku serb Irinej këto ditë ishin së bashku si shufra me daulle. E ata, Dodiku dhe Irineji, nuk janë atë që ju flitni. Posaçërisht gjatë këtyre ditëve  në Bosnjë kanë bërë orgji këngët çetniko-fashiste dhe paradat policore-ushtarake, të cilët ishin frikësuese për Boshnjakët, sikurse dikur në Srebrenicë dhe Banjallukë. Ne në këto pamje, gjegjësisht në emblemat serbo-çetnike nuk kemi parë atë mikun-miq të Boshnjakëve  për të cilët flitni. Kjo krejt neve Boshnjakëve na ka përngjarë si dikur në kohën e Millosheviqit të mëshirshëm” Të gjithë Serbët në një shtet”.

Rastësisht gjatë këtyre ditëve kam lexuar “Eneidën” nga Vergjili, ku shkruante: “Frikësohem prej Danajanëve edhe kur sjellin dhurata”(latinisht”Timeo Danaos et dona  ferents”). Kështu sot Boshnjakët ndihen pas thirrjes së juaj paternaliste ” i frikësohen mohuesit të gjenocidit edhe kur ofrojnë miqësi”. Sepse, boshnjakët janë ngopur me dëgjimin e tregimeve të bukura dhe porosive të rrejshme nga ish mbreti jugosllav Aleksandri gjer te “mbreti” i tanishëm serb Aleksandër. Për një çast Boshnjakët bile kanë besuar se ju, “kingu” i tanishëm serb Aleksandër, do të mund të ishit paraardhës i “kingut” maqedonas Zajev. Për këtë ndritshëm Boshnjakët  kanë shpresuar, pasi që prap në mënyrë naive kanë besuar se mendja serbe, politika serbe dhe besimi serb kanë përjetuar katarsë të vërtetë pas humbjeve serbe të luftërave nga Sllovenia, Kroacia, për më tej gjenocidit serb  të kryer në Bosnjë dhe masakrës serbe në Kosovë.

Por, kjo Vuçiq, nuk ju është dhënë. Nuk ju është dhënë që të jeni Zajevi serb, sikurse Zajevi maqedonas, i cli nga një Maqedoni e vogël po bën një rrëfim të madh në Ballkan dhe në Evropë, ashtu që po sillet në mënyrë civilizuese dhe demokratike dhe se në kokën  e tij nuk ka paragjykime etnike, as budallaki politike, ligësi morale, as Maqedonin iluzore, por ka kontakt real me vetveten dhe botën. Por ju, Vuçiq, akoma nuk jeni të qartë se çfarë kërkoni përveç se dërgoni porosi konfuze fqinjëve të juaj dhe se Serbia nuk ka miq në Ballkan. Në rast se ju nuk shihni, më lejoni të ju përkujtojë  juve se  syri i dytë i juaj në kokë, Mali i Zi, tani ju vështron nën sy, se me Kroacinë i keni marrëdhëniet të tensionuara, se Maqedonia po frikësohet nga politika e juaj, se Kosova me vite është në ngërç, por edhe ju me Kosovën. Nuk jeni  në ndonjë dashuri as me Bullgarinë, Hungarinë dhe Rumaninë. Nënën e juaj Rusinë e doni më tepër se që nëna e juaj Rusi ju do, por  kjo kurrgjë nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se ju e keni mantelën e kuqe, Rusinë, me të cilën mund të valëvitni para syve të fqinjëve të juaj, posaçërisht para Bosnjës, e cila tani ju ka mbet dhe ju është bërë caku i vetëm për dëshminë e trimërisë dhe banditizmit, pasi që të gjitha caqet tjera në Ballkan i keni huq.

Zotëri Vuçiq, ka Boshnjakët të cilët deri diku do t’ju kishin bërë hallall, por nuk munden dhe as që  do t’ju bëjnë hallall që t’i trajtoni sikur foshnje të cilëve i nevojitet kujdesi paternalist, të cilit i duhet përqafimi i juaj drakullor në Beograd. Vuçiq, problemi  është krejtësisht i kundërt. Ju duhet të pyeteni se a keni miq  në Sarajevë pasi që keni marr në shënjestër këtë qytet nga kodrat mbi Sarajevë.  Boshnjakët nuk kanë marr në shënjestër Beogradin që të pyeten se pas kësaj a kanë miq aty. Sepse, Boshnjakët e dinë se nuk i kanë, sepse, po të kishin, Boshnjakët në Sanxhak do të kishin të drejtat themelore njerëzore, të cilat i takojnë, nuk do të kishin ndarë Bashkësinë Islame të tyre për të sunduar mbi të, nuk do të vihej në dyshim e drejta në regjistrimin e Universitetit për t’ju treguar atyre se në Serbi nuk janë të barabartë dhe nuk do të shantazhoheshin për realizimin e një  drejte më të vogël për t’i detyruar  nënshtrimit dhe lojalitetit të verbër.

Jo, z. Vuçiq, arsyeja kryesore që po shkruaj këtë letër të hapur është që t’ju them qartë dhe zëshëm nga Sarajeva, qytetin të cilin ju e keni marrë në shënjestër me pushkë nga kodrat  sarajevase  përreth, që t’ju them se kurrë më Boshnjakëve në Bosnjë të mos drejtohesh  si grupit të braktisur etnik, por si kombit shtet formues, gjegjësisht shtetit të Bosnjës e Hercegovinës. Ju, z. Vuçiq, i thuani  ju Boshnjakëve në Sanxhak se kanë”miq” në Beograd dhe i ftoni në bisedime për zgjidhjen e problemeve të tyre në Novi Pazar dhe në Sanxhak. Ndërsa sa i përket neve Boshnjakëve në Bosnjë, ne jemi përfaqësuar nëpërmes shtetit boshnjak dhe kur neve adresoheni, drejtohuni  nëpërmjet nëpërmes  institucioneve të shtetit të Bosnjës e Hercegovinës, gjegjësish respektoni sovranitetin dhe integritetitn territorial të shtetit boshnjak dhe hiqni dorë nga mbështetja Millorad Dodikut i cili i shkel të gjitha normat kushtetuese, politike dhe morale të shtetit të cilën e kryeson. E di që nuk ju bjer në mend, për momentin, por sigurisht do të vijë koha kur do të detyroheni që të tregoni dhe vërtetoni se respektoni shtetin e pavarur dhe të lire të Bosnjës, e me këtë e tërë Bosnja do të ketë, e jo vetëm Boshnjakët, miq në Beograd dhe Serbi, pasi që në shtetin e Bosnjës nuk jetojnë vetëm Boshnjakët. Në Bosnjë jetojnë para se gjithash shtetasit e Bosnjës si qytetar të lire të shtetit të Bosnjës, të cilën e përbëjnë grupet etnike Serbët, Kroatët, Boshnjakët, Hebrenjtë, Hungarezët, Çekët, Italianët, Sllovenët etj. Kur këto fakte pranohen dhe kuptohen në Beograd dhe Serbi, atëherë neve qytetarët e lire të Bosnjës mund të themi se kemi miq në Beograd dhe Serbi, por atë vetëm ne mund të themi pa shtytjen e juve. Ne në Bosnjë do të themi kush janë dhe ku janë miq tanë. Askush neve nuk do të na mëson.

Por, më e keqja që kemi njohur në deklaratën e juaj  është kujdesi i juaj për Kroatët në Bosnjë, e cila reflektohet në atë pse Kroatët nuk janë kujdes për themelimin e entitetit të  tyre ekskluziv etnik në Bosnjë. Neve në Bosnjë më kurrgjë nuk na befason nga Beogradi, por ky kujdes i juaj për Kroatët në Bosnjë në këtë mënyrë, është me të vërtet befasues. Neve na vjen keq për Kroatët në Bosnjë që kanë rënë në atë nivel që ju nga Beogradi të kujdeseni për statusin e tyre në Bosnjë. Na vjen keq, por tani e kemi më qartë pse Çoviqi dhe Dodiku aq ëmbël puthen dhe përqafohen. Por ky lloj i “marrëveshjes së bashkuar kriminele” kundër shtetit të Bosnjës është i dënuar. Na vjen keq edhe për ju, edhe për Dodikun dhe Çoviqin që akoma nuk po mund të kuptoni. Por, z. Vuçiq, faleminderit  për sinqeritetin e juaj. Ashtu që na hapni sytë dhe na shëroni neve nga naiviteti ynë boshnjak. Shpresoj se kjo letër e hapur e imja do t’ju gjejë në pushim nga kujdesi për Bosnjën, Boshnjakët dhe Kroatët, pasi që keni tepër shqetësime lidhur me Kosovën, demonstratat në Serbi, vizitën e Putinit dhe pozitën e Rusisë në botë. Përshëndetje e bukur nga Sarajeva dimërore, qytet hero i cili gëzon lirin pa predha serbe nga kodrat përreth Sarajevës.



Burimi : SAFF