Amerika në shok, bota në ankth

nga Mustafa Ceriq | Publikuar në Nën. 14, 2016, 2:32 a.m.

Kam përcjell fushatën”historike” të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kam dëgjuar si Trumpin ashtu edhe clintonen.  Donald Trumpi ishte politikisht jo korrekt, Hillary Klinton ishte politikisht korrekte, ai i ka shkel standardet ISO, ajo i ka respektuar standardet ISO, ai të gjitha i ka provokuar, ajo të gjitha i ka thirrur, ai e ka kërcënuar, ajo e ka turpëruar, ai i ka larguar, ajo e ka tubuar, ai është i ri, ajo është e vjetra, ai është pa përvojë shtetërore, ajo është me përvojë shtetërore, ai ka fol atë çka ka pas në mendje, e ka në praktikë, ajo ka fol atë që është në realitet nuk është në mendje, ai është vlerësuar i rrezikshëm, ajo është vlerësuar si shpëtim. Pas gjithë kësaj, Trumpi është winner-fitues, ndërsa Klintonja është loser, humbëse. Shtrohet pyetja pse?

E para, pasi që Amerika është prona e republikanëve, të cilët kryesisht janë të bardhët. Amerika ka pas nevojë të tregojë botës se është e pjekur politikisht  të pranojë zezakun për president. Por, Amerika akoma nuk është e gatshme të pranojë gruan për presidente të Amerikës, nga demokratët. Atë hapin historik duhet të bëjnë republikanët.

E dyta, sepse Amerika nuk pranon të jetë e mbështjell në celofan. Amerika duhet të jetë jo e mbështjell, duhet të jetë e hapur me të gjitha përparësitë dhe dobësitë. Pikërisht ashtu, Donald Trumpi ka shqyer celofanin dhe ka shpalosur Amerikën. Ndoshta nuk është i sinqertë, por Trumpi ka fol të vërtetën, të cilën amerikanët duan ta dëgjojnë. Ai vetëm ka pasuar të vërtetën e përjetshme, me vetëdije apo pavetëdije, e ajo është që njerëzit mund të pranojnë padrejtësinë, por ata nuk mund të pranojnë të pavërtetën.

E treta, sepse Amerika nuk është romancë, Barack Obama ka bërë hapin historik në politikën amerikane. E tërë bota ishte e impresionuar me këtë akt. Porse, bota nuk është masa për Amerikën. Amerika është masa për botën. Barack Obama, me siguri është njëri nga vlerat më të mëdha civilizuese amerikane. Por, Amerika në botën reale nuk është romancë, në të cilin ka besuar dhe e ka zgjeruar Barack Obama në botë. Amerika është superfuqi, e cila nuk guxon të bën gabime të mëdha. Në rast se të vegjlit bëjnë gabim, gabimi është i vogël, por në rast të mëdhenjtë bëjnë edhe gabimin e vogël, gabimi për ta është i madh. Donald Trumpi na kthen në botën reale, në të cilin Amerika do të jetë më shumë reale dhe më pak me romancë.
 

E katërta, sepse Amerika duhet të kthejë vetëbesimin e saj, jo vetëm si superfuqi, por edhe si masë morale në botën e politikës jomorale. Po, këtu jam shumë personal. Mua më mungon ajo Amerikë e cila ka besuar në vetveten sepse ka besuar se është moralisht korrekte. Por, Amerika ndien se bota është jo falënderuese dhe për këtë ajo po tërhiqet kah vete. Nuk është e rëndësishme për te se çfarë mendon bota. Donald Trumpi këtë e ka thënë më zëshëm dhe më qartë dhe për këtë edhe ka fituar. Trumpi është Brexiti amerikan.

E pesta, sepse demokratët zakonisht nuk fitojnë mandatin e tretë. Amerika shumë shpejt shërohet nga shoku i përjetuar, ndërsa bota shpejt po lirohet nga ankthi i përjetuar. Çdo gjë do të jetë sikurse përpara përveç se Donald Trumpi do të jetë në Shtëpinë e bardhë. Për hajër i qoftë...edhe neve për hajër na qoftë... shpresoj se Amerika do të jetë e madhe, por nuk do të bëje gabime të mëdha....Nuk jam i shqetësuar për myslimanët e Amerikës,.. por më shumë jam i shqetësuar për myslimanët në Bosnjë e Hercegovinë.


P.S.

Fshehurazi kam qenë për Hillary Clintonën, por realisht kam pritur fitoren e Donald Trumpit, pasi  është koha  që Amerika të kthehet vetvetes dhe vlerave të saja autentike. Donald Trumpi është zëdhënësi i soulsearchingut amerikan. Por, jo vetëm amerikan, por edhe boshnjak. Në shikim të parë, do të na ishte më lehtë për neve që të fitonte Hillary Clinton, pasi që ajo dhe bashkëshorti i saj na janë të njohur. Donald Trumpi tërësisht është i panjohur. Por, kjo mund të jetë arsyeja që edhe neve të zgjohemi dhe të kuptojmë se nuk ka kurrgjë të re të gatshme. Të gjitha duhet merituar me punë dhe përpjekje.

Një përshëndetje e madhe për Barack Obamën. Më vjen keq që nuk e ka vizituar Bosnjën, por më vjen mirë që ka fol në Kairo dhe Ankara. Kisha pas shumë dëshirë të kishte mundësi të flas edhe në Teheran.



Burimi : Bosnjaci.net