Antireisi serb si mjet me të cilin Serbia dua të rrënojë Bosnjën

  • None
nga Mustafa Ceriq | Publikuar në Shta. 1, 2016, mesnatë

Kryetari i Kongresit botëror boshnjak, reis ul ulema emeritus dr. Mustafa Ceriqi ka dërguar kritika më të rrepta me rastin e intervistës së publikuar në revistën javore sarajevase ”Stav” me Sead Nasufoviqin, kreun e krijesës parafetare në Serbi. Ceriqi ka treguar në nevojën e kundërshtimit të autoriteteve fetare dhe shtetërore të promovimit të antireisit serb në të përjavshmen boshnjake sarajevase ”Stav”.

Në rast se ”Fethullah Gyleni është mjet me të cilin fuqitë e huaja duan të shkatërrojnë Turqinë”, sikurse cek drejtori gjeneral i radio televizionit turk Şenol Gök në intervistën për revistën javore ”Stav” nr.77, fq.32-35, atëherë “antiresi serb është mjet me të cilin Serbia dua të shkatërrojë Bosnjën”. Por, ata të cilët mbajnë dy kute në dorë, njërin për vete e tjetrin për të padëshirueshmit, nuk dinë të kuptojnë. Nuk mund të kuptojnë as ata të cilët janë janë në marrëdhënie vasale ndaj atyre të cilët mbajnë dy kute. Ata, redaktori Filip Mursel Begoviqi dhe gazetari Edib Kadiqi, në revistën javor”Stav” nuk dinë të kuptojnë se janë mjete të (jo) mendjes politike me të cilin duan të rrënohet liria, nderi dhe reputacioni  i myslimanëve  boshnjak në Sanxhak. Apo, ata kuptojnë plotësisht dhe për atë edhe punojnë atë. Publikojnë intervistën me antiresin (antipapën) tek boshnjakët, i cili rishtas lajmërohet në karakterin tradhtar të Sead Nasufoviqit, duke i parashtruar pyetje të”urta” në të cilët ai”antireisi i urtë” i përgjigjet. Qe, deri ku ka arrit mendimi politik dhe ndërgjegjja morale të atyre boshnjakëve të cilët dinë të jenë vetëm hamall(shërbëtor) të huaj dhe kurrgjë tjetër. Nuk është çudi se revista javore”Stav” është përpiluar të jetë hamall i huaj, për këtë ata që punojnë në të dhe për të, njashtu janë hamall i huaj. Gjithmonë dihet: mënyra më e sigurt që dikë të shkatërrosh është ta mësosh se si vet veten e shkatërron. Me sa duket, rolin e tillë për vetë shkatërrimin e boshnjakëve e mori përsipër me dije apo pa dije, revista javore.

Në rast se paraxhematet janë rrezik për sovranitetin dhe integritetin e Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, atëherë edhe antireisi serb është rrezik për nderin dhe reputacionin e ummetit(bashkësisë) të boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi. Të gjithë ata që janë kundër paraxhemateve, duhet të jenë edhe kundër antireisit në Serbi. Nën kushtin që të gjithë të jenë të sinqertë dhe të drejtë. Për fat të keq, mendja politike e sëmurë e boshnjakëve nuk i plotëson as njërin nga këto dy kushte, nuk është as e sinqertë e as e drejtë. Mendja e sëmurë politike tek boshnjakët është vetjake dhe shkurtëpamëse. Sylejman Ugljanini ka kryer puç politik në emër të partisë politike”SDA”mbi Bashkësinë Islame në Sanxhak. Mendja  prepotente politike turke e ka përkrah aktin e turpshëm të puçit politik të Sylejman Uglaninit në Sanxhak. Ky ishte dhe ka mbet  veprim i përbashkët i turpshëm dhe jo vëllazëror uglano-turk kundër vlerave morale dhe shpirtërore dhe interesave politike të boshnjakëve, jo vetëm në Sanxhak por edhe në tërë Ballkan. Nga ky akt i turpshëm politik i papastër turk, padyshim, nuk mund dhe nuk do të pastrohet. Sigurisht që Turqia nuk do të përzihej në punët e Bashkësisë Islame në Sanxhak, po të mos përzihej më parë Sylejman Uglanini, por edhe vet Sylejman Uglanini nuk do të guxonte të kryej puç politik kundër Bashkësisë së vet Islame po të mos e kishte bekimin e Turqisë.

Kur këto dy nijete të papastërta bashkohen, atëherë ndodh e keqja e dyfishtë me të cilin një kohë të gjatë po ballafaqohet Bashkësia Islame legale dhe legjitime e Sanxhakut në Serbi. Me dy kute në dorë është vështir të peshohet në mënyrë të drejtë dhe të njëjtë. Prandaj mendja politike e sëmur e boshnjakëve vështron me dashamirësi dhe në mënyrë promovuese në dukurin e antireisit të ri në Sanxhak e në Serbi, ndërsa dënon dukurin e paraqitjes së paraxhemateve në Serbi. E tërë Turqia është ngrit në këmbë kundër puçistëve të vet ushtarak dhe me ferman(dekret) kërkon  që edhe Bosnja dhe Sanxhaku të ndjekin ata,  ndërsa Turqia akoma përkrah puçistët politik boshnjak kundër Bashkësisë së tyre Islame në Sanxhak. Ku është këtu parimorja,, sinqeriteti dhe ndershmëria? Këtu nuk ka kurrgjë nga këto, pasi që myslimanët duhen në mes vete me fjalë, por në vepër nuk duhen fare në mes vete. Politike e tanishme turke nuk respekton nderin dhe krenarinë e boshnjakëve në Sanxhak. Sylejman Uglanini nuk është as nderi e as krenaria e boshnjakëve në Sanxhak, sikurse as edhe vet antiresi serb Sead Nasufoviq nuk është kurrgjë tjetër, por vetëm turpi i atyre të cilët e përkrahin dhe e promovojnë, sikur revista politike javore “Stavi”  e varura e SDA-së boshnjake dhe AKP-së turke.

Në rast se kisha ortodokse serbe në Bosnjë e Hercegovinë është pjesë përbërëse dhe e pandashme e Kishës ortodokse serbe në Serbi me një patriark në krye me seli në Beograd, atëherë është legjitime, politike dhe shpirtërore që Bashkësia Islame në Serbi me seli në Novi Pazar është pjesë përbërëse dhe e pandashme e Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë në krye me një Reis ul ulema me seli në Sarajevë. Në qoftë se rastësish do të paraqitej antipatriarku i Bosnjës, të gjithë në Beograd këtë do të dënonin dhe ai nuk do të kishte fare promovim media, sikurse që ka antireisi serb në revistën sarajevase ”Stav”. Edhe pse Beogradi, gjegjësisht politikani serb Vojislav Koshtunica, nuk është ”i pafajshëm” në lindjen e antireisit serb, por antireisi tek boshnjakët kurrë nuk do të paraqitej po të mos ishin tradhtar dhe shkurtpamës tek boshnjakët, të cilët mbajnë mëkat historik për ndarje shpirtërore dhe konfuzion moral brenda trupit fetar boshnjak në kohën kur boshnjakëve mysliman iu është e nevojshme uniteti  si kurrë më parë.

Në rast se pritej që mendja politike tek boshnjakët nuk do të ishte sikurse të rahmetli Alija Izetbegoviqit, por nuk kam pritur që pas Alisë politika tek boshnjakët do të bëhet e kundërta e politikës autentike të Alisë. Do të mund të cekej shumë shembuj për këtë , por në këtë rast është e mjaftueshme vetëm të përmendet raporti i politikanëve të sotshëm boshnjak në Sarajevë lidhur me çështjen e Sanxhakut. Jo vetëm që Sanxhakun nuk e kanë as në mendjen e tyre, por edhe ato pak  mendje që janë kthyer drejt Sanxhakut, janë kthyer mbrapsht. Është e turpshme nga Bakir Izetbegoviqi kur në zyrën e tij, si anëtar i kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës ka pranuar Muhamed Jusufspahiqin, babai i të cilit rahmetli(të ndjerin) Alinë e ka krahasuar me Radovan Karaxhiqin. Në rast se nuk e ka në zemër ish myftiun e Sanxhakut Mumer Zukorliqin, Bakiri  do të duhej të kishte respekt ndaj babës së tij, por ehe më shumë, do të duhej të kishte respekt ndaj komandantit suprem të luftëtarëve dhe shehidëve boshnjak të cilët kanë luftuar kundër agresionit të Karaxhiqit kundër Bosnjës, e cila ka rezultuar me gjenocidin e kryer mbi boshnjakët. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ish kryeministri turk Ahmet Davutogllu i cili në Beograd i shkoi në këmbë Muhamed Jusufspahiqit dhe e ka promovuar në partner të tij. Bakiri nuk  duhet të dojë Muamer Zukorliqin, por duhet të respektojë atë,  për shkak se atë e respektojnë jo vetëm boshnjakët e Sanxhakut, por edhe  në Ballkan e në botë. Është e pafalshme që Bakiri nuk e ka takuar Muamer Zukorliqin në Novi Pazar gjatë vizitës së tij të fundit në Sanxhak. Në rast se Muamer Zukorliqi është deputeti i zgjedhur nga populli boshnjak në Kuvendin e Serbisë, si është e mundur që Bakiri të mos e dijë apo të mos e vlerësojë? A ka të drejtë Bakiri në këtë? Nuk ka, në rast se ka pak ndërgjegje politike dhe përgjegjësi për gjendjen shpirtërore, nacionale, politike dhe shtetërore për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak dhe Bosnjë.

Në rast se Bashkësia Islame në Bosnjë e Hercegovinë, gjegjësisht Reis ul ulema, mban  në reputacionin e vet moral dhe ka sovranitet  dhe dinjitetit shpirtëror, atëherë duhet  të protestoj ashpër dh qartë kundër promovimit të antiresit serb në Sarajevë nëpërmjet revistës politike”Stav”. Bashkësia Islame në Bosnjë e Hercegovinë duhet me xhelozi të ruajë autonominë dhe pavarësinë e vet shpirtërore, Në asnjë mënyrë këtë trashëgimi shpirtërore që ka Bashkësia Islame nuk guxon të lëshojë prej dore. Organizata e Bashkësisë Islame në Turqi nuk është dhe nuk mund të jetë model për Bashkësinë Islame në Bosnjë e Hercegovinë. Shteti i Turqisë proklamohet si shtet sekular, por ajo nuk është në raport me Bashkësinë Islame në Turqi. Dijanet Ishleri Bashkanllëgi nuk është as autonome as e pavarur. Nuk dua të përzihem në këtë çështje. Bashkësia Islame në Turqi le të rregullojë pozitën e vet ashtu si të doje. Ne këtu në Ballkan dhe Evropë  duhet të rregullojmë gjendjen tonë të Bashkësisë Islame ashtu si mundemi, e ajo është që Bashkësia jonë Islame të jetë e pavarur, autonome në shprehjen e qëndrimeve të veta morale në krye me një Reis ul ulema legjitim me seli në Sarajevë, i cili është bartës i Menshurës. Boshnjakët nuk pranojnë kurrfarë antireisi, posaçërisht  atë të Serbisë.

Në rast se mundesh, të pavërtetën dhe padrejtësinë largoje me dorë, në rast se nuk mundesh me dorë, atëherë me gjuhë, në rast se nuk mundesh me gjuhë, atëherë të pavërtetën dhe padrejtësinë urreje me zemër, por atëherë kjo është gjendje më e dobët e një besimtari. Boshnjakët në Sanxhak nuk kanë mundur me dorë të parandalojnë puçin politik në Bashkësinë Islame, të cilin e ka kryer Sylejman Uglanini me bekimin e Turqisë dhe gëzimin e Serbisë, ashtu sikurse turqit kanë parandaluar, si thonë ata, puçin ushtarak të Fetullah Gylenit, por boshnjakët kanë mund dhe akoma munden të ngritin zërin e tyre dhe të shkruajnë fjalën e tyre kundër puçit politik, i cili akoma iu imponohet në disa qarqe të Sarajevës dhe Ankarasë. Në rast se edhe me gjuhë nuk mund të mbrojnë nderin dhe lirinë e tyre, boshnjakët gjithmonë me zemër do të përbuzin çdo servil dhe tradhtar në radhët e veta. Sead Nasufovqi ka pranuar që të jetë servili serb dhe tradhtari boshnjak. Ore,  Sead kjo nuk është në nderin tënd, të familjes tënde, të fëmijëve të ty,  e as të nipave dhe mbesave, e as të boshnjakëve kudo që janë. Mendo për këtë. Kjo jetë në dynja(botë) është e përkohshme. Mendo se çfarë po lenë pas vetes dhe pasardhësve të tuaj? Çfarë do më shumë, që boshnjakët të të mbajnë në mend si shërbëtor serb apo si patriot boshnjak? Mos le turp pas vete, edhe po qe se revista javore sarajevase ”Stav” të promovon në Sarajevë, si qëndrim të atyre të cilët nuk kanë as shpirt, as zemër, as mendje për Bosnjën, Sanxhakun, dhe për boshnjakët në përgjithësi kudo që janë në botë.



Burimi : bosnjaci.net