Çfarë është Palestina?

  • None
nga Mexhid Yvejsi | Publikuar në Korrik 14, 2014, mesnatë

Palestina është Palestinë,
Është emri i luleve të lirisë
Që nuk vyshken n’asnjë stinë…

          Çfarë është Palestina?


         Palestina është Palestinë,
         E cila ka shumë emra për lirinë,
         Por s’ka asnjë emër për robërinë…

 

         Çfarl është Palestina?

 

    Është një tokë e përgjakur,
    Është një qiell i përflakur.
    Është një vend shumë i bekuar,
   Të mallkuarit e kanë shkretëruar…

 

    Çfarë është Palestina?

 

    Është atdheu përplot jetima,
   Është atdheu që lindë trima,
   Përplot herojë e heroina,
   Të gjithë të bindur tek Dashuria,
   Që nuk mposhtën nga djallëzia…
   Djallëzia në fund do t’poshtërohet,
   Kurse, me ndihmen e Zotit,
   Dashuria gjithnjë do t’lartësohet…