Pepe Escobar: Duke u zhvilluar, Irani po kthehet në një shtëpi dijesh, ndërsa regjimi vehabist saudit në injorancë

nga Pepe Escobar | Publikuar në Mars 19, 2017, 11:02 p.m.

Të rivizituarit e Iranit – sidomos nga pikëpamja e debateve intelektuale – është gjithnjë tunduese. Sepse Teherani është një vend i veçantë që na mundëson të kërkojmë rrugë të reja për të shpëtuar nga kriza e Iluminizmit Perëndimor dhe që të diskutojmë se cilat janë modelet e mundshme për të ndjekur në të ardhmen dhe nuk ka një të dytë në të gjithë Azinë.

Është gjithmonë një nder dhe privilegj për mua, që të kem mundësi të vizitoj Iranin. Këtë herë, kam qenë pjesë e një grupi të vogël të gazetarëve/analistëve të huaj të ftuarë me mirësjellje nga parlamenti, për Konferencën e 6-të Ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës palestineze.

Në fjalën e hapjes, Lideri Suprem Ajetullah Khamenei theksoi me saktësi se, “Krizat ekzistuese në çdo pjesë të rajonit dhe të gjithë popujve myslimanë meritojnë vëmendje”, duke shtuar edhe komentin e tij se drama kryesore politike për gjithë botën islame është fakti se ende nuk është gjetur zgjidhja e tragjedisë palestineze. 

Shtëpia saudite e vehabizmit nuk është parë askund në Teheran për këtë aktivitet. Për një kohë të gjatë, vëzhguesit arabë që kanë mbledhur informacione kanë vënë në dukje se Irani, gradualisht, ka evoluar në një vend të shkolluar - edhe pse sigurisht ende larg të përsosurës - Dar-al-Hikma (Shtëpia e urtësisë), ndërsa Shtëpia saudite e vehabizmit dhe satelitët e saj të mbeten të bllokuar në kënetë të vjetër tashmë shekullore të Ehl-el-Jahiliyya (komuniteti i injorantëve). 

Thirrja e liderit suprem për të nxitur unitetin mysliman ishte më se e nevojshme. Në Perëndim, pak e dinë se gjatë viteve 1940 dhe 1950, ndërsa dekolonizimi vazhdonte me intensitet, myslimanët nuk u treguan të pabesë dhe nuk mbetën në rrethin vicioz të uurejtjes suni-shiit – por më vonë u nxit nga Afrika e Veriut deri në Azinë Qendrore, krijimi i aksit Vehabi/Salafi-të xhihadit. 

Në Teheran, unë kam qenë pjesë e diskutimeve të rëndësishme që më së shumti kanë të bëjnë me efikasitetin e të folurit me këndvështrime shumëpalëshe.  Tematikat rrotulloheshin rreth avancimit në terren të Izraelit – duke filluar nga ndërtimi i vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor duke vërtetuar edhe njëherë  se miti i Oslos, i ekzistencës së dy shteteve ka vdekur.

Kryetari i Kuvendit të Libanit, Nabi Berri ka parashtruar një vlerësim të zymtë, por që në të vërtetë është shumë real të tre zgjidhjeve që ekzistojnë aktualisht për Palestinën; vetëvrasja; dorezimi; ose të larguarit larg nga territoret e mbetura ende si palestineze. Është gjithashtu e vërtetë dhe që vlen për t’u vlerësuar se palestinezët gjithmonë do t’i rezistojnë çdonjërit nga këto tre opsione. 

E megjithatë, faktet në terren tregojnë realisht se ka një pamundësi absolute për një zgjidhje të mundshme me dy shteteve. Ajo që ka mbetur [e cila iu është parashtruar edhe palestinezëve si zgjidhje], është rasti i zgjidhjeje me një shtet, i cili do të ishte një shtet de facto apartheid që nuk do të mund të pranohet edhe nga kjo sajesë gjeopolitike, e “bashkësisë ndërkombëtare”. 

Të rivizituarit e Iranit – sidomos nga pikëpamja e debateve intelektuale – është gjithnjë tunduese. Sepse Teherani është një vend i veçantë që na mundëson të kërkojmë rrugë të reja për të shpëtuar nga kriza e Iluminizmit Perëndimor dhe që të diskutojmë se cilat janë modelet e mundshme për të ndjekur në të ardhmen dhe nuk ka një të dytë në të gjithë Azinë.

Ashtu siç jam shhprehur edhe në artikuj të tjerë është e pamundur që atje të mos rikujtosh Xhelal Ali Ahmedin, i cili pati lindur në një vend periferik e të varfër të Teheranit Jugor, ai më pas arriti të përgatitej sa për të përkthyer veprat e Kamy-së dhe Sartres si dhe veprën e vitit 1962 me titullin Westoxification, e përkthyer si Sëmundja e Perëndimizimit.

Ali Ahmedi e përqafoi besimin shiit vetëm në kohët e fundt të jetës së tij. Megjithatë, kur Ali Sheriati i krahasoi si të njëjta kolonizimin dhe konceptin e rezistencës si padrejtësi shiite, ishte Ali Ahmedi ai që i hapi rrugën parashtrimit të një ideologjie revolucionale, asaj të Revolucionit Islamik, duke e bërë shtresën e mesme të Iranit të vetëdijshme nga ana politike.

Për këto arsye, edhe një herë Teherani u shndërrua në vendin jo ku ‘përplasen qytetërimet’, por përkundrazi, ai është vendi ku takohen mendësi të ndryshme dhe ku si përfundim sesi Irani (me rezistencën kundrejt padrejtësisë), Kina (me risjelljen në jetë të konfucionizmin) dhe Rusia (me përqëndrimin aziatik) kanë mundur që të sjellin alternativa të reja kundrejt demokracisë liberale perëndimore të pas Iluminizmit të shkatërruar nga hegjemonia neo-liberaliste.

Edhe njëherë tjetër, këto diskutime u bënë rreth projektit gjeopolitik më të madh të shekullit 21: intriga e Eurozisë, që përbën nyjen lidhëse të marrëdhënies së komplikurë Kinë-Rusi-Iran.

Është interesante se po jetojmë në një periudhë të unitetit në të gjitha aspektet – si nga pikëpamja kulturore dhe nga pikëpamja intelektuale.



Burimi : Medya Şafak

Pepe Escobar

Pepe Escobar është korrespondent për Azia Times, në Hong Kong, një analist për RT dhe ...