Çlirimi i Skllevërve

nga Israel Shamir | Publikuar në Nën. 27, 2016, 1:57 a.m.

Fitorja elektorale e Donald Trump ka zbuluar energjitë tektonike të panjohura më parë në shkallë pa precedenë ndonjëherë. Bota ka ndryshuar, shumë më sesa mund të pritej që të ndryshonte thjesht nga zgjedhje e një presidenti të ri amerikan. Ka kaluar vetëm një kohë shumë e shkurtër që nga dita e zgjedhjeve, por duket se Rendi i Ri Botëror ka marrë një goditje të fortë shkatërrimtare. Arrin të ndihet një ndjenjë e madhe e lirisë në ajër, duket sikur vetëm ky votimi theu zinxhirët e një brezi, dhe ku ne papritmas e gjetëm veten të lirë.

Si shenjë e parë e kësaj lirie të re ishin raporte të këtilla si TTIP dhe TTP, marrëveshjet binjake pothuajse të aplikuara me forcë nga administrata Obama në të gjithë botën, të cilat janë hequr nga zbatimi dhe janë kthyer në të vdekura. Trumpi i 'vrau' këto marrëveshje, u shprehën gjermanët, dhe ky është vërtetë një lajm shumë i mirë. Sikur vetëm për këtë akt, ia vlente të zgjedhjej Trumpi.

Aktivistët e gjorë shprehen se ishin ata të vetëm që i kishin arritur të ndalonin TTIP dhe TTP vetëm me përpjekjet e tyre. Deklaratë pa kuptim! Pa Trumpin, marrëveshjet do të ishin nënshkruar dhe ratifikuar pavarësisht nga të gjitha protestat. Le t'i japim atij meritën që ka në këtë ngjarje.

Unë, personalisht e përgëzoj Trumpin për zgjedhjen e Stephen Bannon-it. Ai është demonizuar aq shumë nga forcat NWO, dhe me shumë zjarrmi është etiketuar si një "një antisemit", gjë që të jep siguri se ai është njeri pozitiv. Nëse Trump do të vazhdojë dhe do ta mbajë atë në këtë pozicion, kjo do të jetë një provë tjetër shtesë se Trumpi është i patrembur, se magjia e korrektësisë politike ka mbaruar të punës dhe se fjala "antisemit" nuk do të jetë më  një prishëse  karriere.

Më vjen keq për djemtë dhe vajzat e shkretë që ecin rrugëve të qytetet amerikane duke deklaruar dashurinë dhe besnikëri e tyre për Obamën dhe Klintonin. Ata ishin kthyer në zombi të një besimi të verbër se regjimi i NWO (Rendit të Ri Botëror) do të ishte i gjithëkohshëm, se zezakët e urtë, latinët emocionalë, homoseksualët delikate dhe hebrenjtë e zgjuarë do të votojnë gjithmonë ashtu si të jenë imponuar nga gratë e zgjuara në pantallona, ndërsa punëtorët e Detroit përgjithmonë do të struken nën kamxhikun e meshkujve të privilegjuar të bardhë. Ata kanë parë aq shumë filma dhe kanë humbur kontaktin me realitetin, ashtu si monarkistët që adhurojnë portretet e mbretërve të rrëzuar dhe të vdekur.

Ne ishim të gjithë skllevër, por skllevër të dy llojeve të ndryshme: skllevër me mirëpranim dhe pa dëshirë, skllevër shtëpishë dhe skllevër në terren të NWO. Turma e njerëzve "Jo President im" janë skllevër shtëpishë; ata kanë mësuar ta duan dhe t'i binden pronarëve të tyre. Trump i ka çliruar edhe ata gjithashtu, por ata ende nuk po e gëzojnë këtë liri dhe luten që të kthehen në skllavëri.

Evropa është e mbushur përplot me skllevër shtëpishë. Për një gjeneratë të tërë, e vetmja mënyrë për të ecur përpara ishte të bëheshe skllav i lumtur, dhe ata kështu bënë. Në Suedi gjenden dhjetëra mijëra skllevër të tillë shtëpishë të lumtur, të cilët i kanë mësuar përmendësh të gjitha parullat e NWO, edhe pse ata e çuan Suedinë drejt një katastrofe. Ata ranë dakord për sundimin e feminizmit radikal dhe për pranimin e migrantëve, dhe në një moment, krejt papritur këto nuk janë më të nevojshme. Tani ata po përballen me lirinë dhe nuk po arrijnë ta pëlqejnë atë..

Por, për ne, për skllevërit në terren, fitorja Trump është lumturi absolute. Ne e kemi urryer gjithmonë skllavërinë, dhe ne do ta gëzojmë lirinë tonë, dhe do të na duhet të shohim përtej mashtrimeve të ndryshme të ish-mjeshtrave tanë të skllevërisë, të cilët do të përpiqen të na frikësojnë përsëri në kafaz. 

Rendi i Ri Botëror ka vdekur

Ne e kemi quajtur regjimin e vjetër "Rendi i Ri Botëror", dhe u frikësuam se do të zgjaste pafundësisht. Ky regjim erdhi fillimisht në jetë diku në fund të viteve 1960, u zgjerua në të tetëdhjetat, u fillua implemetimi i tij në fillim të mijëvjeçarit të tretë, dhe u rrëzua vetëm disa minuta para se të shkatërronte të gjithë botën. Brenda këtij jetëgjatësie të shkurtër, Perëndimi përjetoi një formë të pazakontë të qeverisjes tejet ideologjike, të skllavërimit futuristik të njeriut, ashtu siç e kishe parashikuar Orwell.

Pjesa më e madhe e popullsisë ka qenë demonizuar; njerëzit e thjeshtë, të cilët thjesht punonin, kishin gra dhe fëmijë të dashur, shkonin në kishë u quajtën "fanatikë", ose "meshkujt e bardhë të privilegjuar"; besimi i tyre tradicional i krishterë ishte nxjerrë jashtë ligjit dhe shtyrë jashtë hapësirës publike; marrëdhënieve normale gjinore u ishte hedhur në një dritë negative; propaganda e homoseksualitetit u bë aq e përhapur sa edhe propaganda komuniste në kohën e Leonid Brezhnjev, marrëdhëniet prindër dhe fëmijë e ishin jashtë sinkronizimit të kohës; mjaft fjalë të zakonshme u ndaluan.

"Gjuha e urrejtjes" u shndërrua në krim udhëheqës në NWO; "Fanatik", një term i butë që përdorej më parë për të përkufizuar kolonelët e moshuarë, u shndërrua në etiketën më të keqe mund t'i vihej një njeriu, ndërkohë që mëkatet mortore janë toleruar madje edhe janë inkurajuar. "Antisemitizmi" u shndërrua në një krim të pafalshëm, dhe në këtë krim përfshihej mosmiratimi i Rezervës Federale, papëlqëyeshmëria ndaj Janet Yellen të Goldman Sachs dhe refuzimi i New York Times. Kur Donald Trump foli kundër financuesve ndërkombëtarë, Departamenti i Antishpifjes ngriti zërin duke thënë "Anti-semitizëm!", edhe pse ai nuk i përmendi në asnjë moment hebrenjtë, sepse ne të gjithë e dimë kush janë këta financierët. "Ambicia" doli jashtë përdorimit fare, edhe pse ishte konsideruar si mëkati më i keq apo edhe nëna e të gjitha mëkateve. Ndoshta "ambicia" është shndërruar në një fjalë urrejtje, gjithashtu. 

Shekullit të Hebrenjve i ka ardhur fundi

Yuri Slezkine e ka përshkruar kohën tona, si i shekulli i hebrenjve. Mesa duket këtij shekulli të hebrenjve i ka ardhur fundi, me zgjedhjen e Trumpit. Amerikanët e mblodhën kurajon e mjaftueshme për të votuar për interesin e tyre, në vend që të bënij atë që të tjerët u kishin thënë të bënin. Kjo ishte një surprizë e madhe për hebrenjtë, të cilët tashmë kishin planifikuar të gëzonin edhe mijëvjeçarin hebre. NWO ishte ndërtuar për të rezistuar gjatë, por po kështu ishin ndërtuar edhe shumë ndërmarrje të tjera njerëzore, duke përfshirë të këtu edhe Third Reich.

Me shumë siguri ju nuk i keni shijuar këto vitet e fundit të sundimit të  NWO, vetëm nëse ju i përkisni atij një për qind shumë të pasur dhe shumë të fuqishme, por ndoshta edhe ata nuk e kanë shijuar. Me shumë siguri keni pasur më pak siguri në punën tuaj dhe të ardhurat tuaja, me siguri ju është dashur të jeni shumë të kujdesshëm me fjalët që nxirrni nga goja, me siguri jeni ndjerë të përjashtuar nga vendi juaj vetëm për faktin se ju jeni një njeri heteroseksual i bardhë i krishterë. Me shumë siguri ju nuk ju pëlqen fakti që vendi juaj ka qenë vjedhur nga ju dhe ripopulluar nga të huajt. Me shumë siguri ju nuk keni qënë të lutur, kur Lena Dunham kërkoi zhdukjen tuaj. Megjithatë, ju nuk kishte asnjë mënyrë për ta kundërshtuar atë, pa u etketuar si një nazist, dhe kjo ishte një emërtim vdekjeprurës.

Megjithatë, hebrenjtë kanë shijuar kohën më të mirë të historisë së tyre. Këdo që ata e kanë akuzuar për anti-semitizëm, janë përjashtuar nga jeta publike. Chemi Shalev, një gazetar amerikan-hebre-izraelit i Haaretz, ka vajtuar këto kohë të arta për hebrenjtë duke thënë: "Me shumë mundësi nuk është rastësi që gjatë qeverisjes së Obamës, hebrenjtë amerikanë kanë arritur majat e pranueshmërisë sociale dhe kulturore. Të qenit hebre amerikan ishte trendy. Ajo ishte cool. Ishte ajo që të gjithë donin të ishin. Sondazhet e Peë Research kanë konfirmuar në mënyrë të përsëritur se hebrenjtë ishin grupi më i dashur dhe më i admiruar fetar në të gjithë Amerikën."

Shalev e përfundoi fjalën e tij duke u shprehur kështu: "Dhe çfarë dëshirash kishin ata, më të dashurit dhe më të admiruarit dhe, për më tëpr, amerikanët më të pasur në vend? "Ata mbështesin emigracionin, pluralizmin, multikulturalizmin, reformën sociale, ndërhyrjen e qeverisë, ndarjen e kishës nga shteti, martesat e homoseksualëve, të drejtat e abortit dhe kështu me rradhë. Në fakt është e lehtë të shohësh pse kaq shumë prej përkrahësve radikal të Trumpit i shihnin hebrenjtë si armiqtë e tyre deri në vdekje"...

Realiteti është shumë më i komplikuar sesa pretendon ai. Shalev u shpreh se ishin "hebrenjtë" që dëshironin NWO. Ndoshta ky pohim është i vërtetë përsa i përket udhëheqjësit të pazgjedhur të hebrenjve amerikanë. Por, një pakicë e konsiderueshme dhe e fuqishme e hebrenjve nuk pajtohen me termin "Hebrenjtë". Disa prej tyre preferojnë si term sionizmin. Sionizmi është mohim i plotë i çdo gjëje që "hebrenjtë" dëshirojnë: nuk duan ndarjen e kishës hebraike dhe shteti hebraik, nuk e mbështesin as emigracionin. "Hebrenjtë" i mbrojnë muslimanët nga të qenit të etiketuar nga Trumpi, ndërkohë që sionistët regjistrojnë çdo musliman që është nën sundimin e tyre. Deri më tani, sionistët dhe hebrenjtë liberale nuk kanë patur kundërshtim, sepse sionistët organizojnë shtetin hebre, ndërsa "hebrenjtë" u tregojnë njerëzve si duhet të jetojnë.

Tani ky ndryshim ka shkaktuar një ndarje: Armiqtë e NWO kanë pohuar mbështetjen e tyre për Izraelin dhe zionizmin për t'i mbrojtur ata nga akuza e antisemitizmit (ende e rrezikshme). Megjithëse sionizmi është vetë një e keqe e mjaftueshme, ajo është një e keqe e lokalizuar, në krahasim me të keqen universale që është duke u përhapur në mbarë botën nga "Të hebrenjtë". Alternativa më e mirë do të ishte të mos mbështeteshin të dyja varietetet, dhe kështu bëjnë shumë njerëz (duke përfshirë këtu edhe ata me origjinë hebreje). Shpresojmë që, më mirë shpejt se sa vonë, do të arrijmë në pikën kur akuza e antisemitizmit do të përballet me një mungesë interesi "A është vërtet kështu?", dhe kjo gjë do të largojë nevojën e pakëndshme për të zgjedhur mes dy të këqijave, por nuk kemi arritur ende në këtë pikë. Një politikan i kujdesshëm zgjedh një të keqe, çfarëdo që ai e konsideron si një e keqe më e vogël.

Në Angli, Jeremy Corbyn preferoi të zgjidhte anti-sionizmin, por atij iu desh të paguante për këtë privilegj "duke luftuar anti-semitizmin". Ai shkarkoi disa nga përkrahësit e tij, i ofroi mbrojtje shtesë hebrenjve, megjithatë hebrenjtë e sulmuan menjëherë. Në SHBA, Trump dhe njerëzit e tij preferojnë të flirtojnë me sionistët dhe kështu sionistët e mbrojtën atë kundër hebrenjve liberalë. Në Francë, gjithashtu, Marine Le Pen është miqësuar me sionistët për të siguruar lëvizjen e saj nga sulmi i gjerë i frontit hebre.

Sionistët janë të gatshëm të pranojnë Trumpin dhe Le Penin. Sionizmi lulëzoi në vitet 1930 si një lëvizje Kombëtare Socialiste Hebraike; ajo u ndërtua për të përshtatur hebrenjtë në Evropën të dominuar nga fashistët dhe në Lindjen e Mesme. Sionistët e dashuronin Musolinin dhe e admironin Adolf Hitlerin. Ata nuk e kanë problem miqësimin me çdo lëvizje të krahut të djathtë (nuk ka rëndësi se çfarë qëllimi kanë ato). Nëse ata do të ndërtonin shtetin e tyre hebre në një ishull të largët të papopulluar, kjo do të ishte çështje e tyre e brendshme, por projekti i tyre për Palestinën ka krijuar shumë probleme për të tjerët.

Sionistët janë aleatë problematikë për Trump, dhe neo-cons-ët janë degë e tyre jashtëzakonisht e rrezikshme. Ato duhet të mbahen sa më shumë të jetë e mundur larg nga pushteti, sepse ata do të vënë një çmim të lartë për mbështetjen e tyre dhe kështu do ts çojnë Amerikën në luftëra të reja.

Donald Trump mund të gjejë aleatë më të mirë hebrenj sesa sionistët apo hebrenjtë liberalë të NWO. Mos harroni: shumë hebrenj (si edhe jo-hebrenjtë) votuan për Sanders ose për Jill Stein. Tani Bernie Sanders është në kërkim të një hapje të re, dhe Jill Stein është në dispozicion. Të dy janë të njohur për pozicionin e anti-NWO-in dhe anti-sionistë të moderuar; ato mund të bëhen pjesë e administratës Trump. Në fakt, Sanders e ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar me Trump.

Një hap i tillë është ndërmarrë nga Menachem Begin, lideri izraelit i krahut të djathtë, kur erdhi në pushtet në Izrael në vitin 1977. Ai bëri ministrin i tij të Jashtëm Moshe Dayan, një figurë udhëheqëse të Partisë së Punës të cilin ai e pati mundur në zgjedhje. Ky hap i mençur dhe i guximshëm i tij, i forcoi jashtëzakonisht pozitat e tij, duke e lënë në hije për shumë vite Partinë e Punës.

Administrata e Trumpit me Bernie Sanders dhe Jill Stein në një pozicion të rëndësishëm (Sekretari i Shtetit? Sekretari i Tregtisë? Sekretari i Punës?) do të ishte imune ndaj shumë sulmeve dhe akuzave, dhe kjo gjë do të shëronte lotët në shoqëri. Gjithashtu, kjo gjë do të zgjidhte problemin hebre të Trumpit dhe t'i bënte hebrenjtë NWO dhe sionistët ekstremë të parëndësishëm.

Të shpëtojmë Evropën

Edhe pse akseset e NWO ishin mjaftueshëm të këqija në SHBA, ato ishin edhe më keq në Evropë, si dhe për evropianët perëndimorë, fitorja e Trumpit është po aq e rëndësishme për ata, sa ishte edhe emërimi i Mikhail Gorbaçov për evropianët lindorë. Trupat amerikane janë ende të bazuara në Evropë, por shpirti i tyre është zhdukur. Evropa është gati të bëhet e pavarur, pak më parë është hedhur hapi ku nuk bëhet më kthim.

Problemi është se gjatë shumë viteve të diktatit amerikan është zhdukur udhëheqja evropiane vendase. Politikanët evropianë janë trajnuar që të sundojnë në emër të NWO dhe me lejen e SHBA-së. Nacionalistët e ekstremit djathtë kanë ambicie, por nuk kanë udhëheqës seriozë të kalibrit kombëtar (përveç Francës).

Një profesor ruso-amerikan ka krahasuar çlirimin e afërt të Perëndimit me çlirimin e Lindjes 27 vite më parë: "Sistemi një partiak, që Perëndimi kishte që nga rënia e Bashkimit Sovjetik ka mbaruar. Po kështu ka mbaruar edhe dominimi i një ideologjie dhe shtypit të thjeshtë moralizues." Në të vërtetë, si në kohën e sovjetikëve, sistemi shumëpartiak ka qënë shpërbërë praktikisht në Evropë.

Nuk ka pasur dallim në mes "të majtëve" dhe "të djathtëve", duke qënë se të dyja palët janë bërë identike, duke konkurruar cila do të tregojnë më shumë entuziazëm për të përqafuar emigrimin, luftën kundër anti-semitizmit, për të denoncuar privilegjin e mashkullit të bardhë, për të imponuar e minimalizmin, për të ndërprerë shtetit social, për të marrë fëmijët nga prindërit e tyre, për të eliminuar punët e prodhimit, për të kufizuar rolin kishës, për t'i dhënë më shumë para bankierëve të pasur, për të vjedhur punëtorët dhe nxitur shërbimet e sigurisë dhe ushtarake të NATO-s.

Ky proces filloi pas Luftës së Dytë Botërore, Evropa u nda dhe u nënshtrua. Evropa Perëndimore ka qenë tërësisht e kolonizuar nga SHBA-ja, ashtu si Evropa Lindore ishte nënshtruar nga BRSS. Kolonizatorët e Evropës Perëndimore, ndërtuesit e NWO nga Amerika - të cilët unë hezitoj ti referohem si "amerikanët", duke qënë se shumë nga këta njerëz ishin emigrantë nga Evropa të cilët përdoren SHBA si mjet të tyre për të krijuar një qeveri të vetme botërore. Për ata, fitorja e vitit 1945 ishte një shans i madh për të shtypur forcat kombëtare dhe për të nxitur politikanët e bindur në përputhje me planet e tyre.

Pas rënies së sovjetikëve në vitin 1990, njerëzit e NWO morën në dorë të gjithë Evropën. Kontrolli kibernetik u bë gjithëpërfshirës, feminizmi radikal dhe gjykatat për të miturit shkatërruan familjen evropiane, konceptet e të qenit prind, baba dhe nënë u delegjitimuan; miliona emigrantë janë transferuar në Evropë për të zëvendësuar popullsinë e saj, dhe çdo kundërshtar i këtyre politikave është quajtur një "nazist".

Gjermanët janë një rast i veçantë: pas bombardimeve të tmerrshme ajërore të vitit 1945, pas edukimit intensiv të Holokaustit, ata ishin infektuar me një formë të ekzagjeruar të ndjenjës së fajit. Ky popull dikur krenar dhe i zellshëm ishin poshtëruar dhe ishin kthyer në skllevër të bindur. Tani ata nuk duan të bashkëpunojnë me mjeshtërit e tyre amerikanë. Merkeli i premtoi Obamës se do ta mbante ndezur zjarrin të deri në kthimin e tij, pasi të kalojnë vitet e Trumpit.

Kjo gjë më kujton tërheqjen e Perandorisë Romake nga Britania. Edhe pse legjionet shkuan në shtëpi, krerët post-romakë britanike pohuan se do të udhëheqnin në emër të Romës. Ndoshta kjo hile do të luhet përsëri në Evropë, dhe udhëheqësit e rinj evropianë do të pretendojnë se ata ende e kanë mbështetjen amerikane - derisa evropianët të gjejnë për vete udhëheqësit e tyre të rinj dhe të pavarur.

Rusët janë të kujdesshëm, por të ngazëllyer

Rusët janë të lumtur me fitoren Trumpit, por ata ende nuk janë të sigurt. A mund të ndodhë në fakt kjo gjë? A e shohin atë çfarë ata mendojnë se e shohin? Megjithatë, ardhjen e Trump-manisë është shumë shumë afër. Nëse Trump do të arrijë deri në inaugurimin e tij, në qoftë se ai do të vazhdojë t'i mbajë neocon-ët dhe luftëtarët e Washingtonit larg nga postet t rëndësishme, ai do ta ketë ariun rus në duart e tij. Dhe kjo gjë duket se do të jetë zgjidhje për shumë probleme të botës, nga Lindja e Mesme deri në Europën Lindore.

Nëse Donald Trump është një përgjigje e vonuar për iniciativën për paqe të Mikhail Gorbaçovit, ai mund të tërheqë trupat amerikane në atdhe, dhe me shumë mundësi pritet që mbi njerëzimin e trazuar të zbresin Kohëra të Arta.

Ndërkohë, ne duhet të jemi të kënaqur me tërheqjen e ardhshme të agjendës indiferente, me fundin e tiranisë liberale, me përfundimin e emigrimeve masive dhe me përpjekjen për të rivendosur strukturat e shkatërruara të shoqërisë sonë.

Israel Shamir mund të kontaktohet me anë të mailit adam@israelshamir.net

Ky artikull është publikuar në The Unz Review.



Burimi : The Unz Review